Janë numëruar tre kutitë e para me vota në Pustec, ku shihet kryesimi i Partisë Socialiste ndaj koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Nga numërimi i këtyre tre kutive, PS ka siguruar 419 vota, ndërsa PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 208 vota. Në total, kjo bashki ka 8 kuti votimi, nga të cilat 3 janë numëruar tashmë. Me 5 kuti të mbetura, trendi i votave tregon se PS pritet të fitojë në këtë bashki minoritare.

Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate. Vijon procesi i numërimit dhe brenda pak orësh mund të kemi edhe rezultatin e parë në këtë bashki, e cila ka numrin më të vogël të zgjedhësve.

Rezultatet po përditësohen vazhdimisht dhe ju mund t’i ndiqni drejtëpërdrejt KËTU

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume