Me datë 11.05.2025 në ora 14.55 në magjistralen Tetovë-
Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, zyrtarë
policorë nga Departamenti i Policisë për Siguri në Komunikacionin
Rrugor-Gostivar, gjatë kontrollit me radar, kanë konstatuar se K.R.
(32) nga Kosova ka qenë duke vozitur veturën e pasagjerëve
,,Audi” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi 162
kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80
km/orë. Në orën 15:00 personi S.S.(55) nga fshati Preglavë,
komuna e Pllasnicës, me veturën e pasagjerëve ,,Audi” me targa
kombëtare italiane ka drejtuar me shpejtësi 156 km/orë, në vend
ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë. Në orën 16:40, D.K. (34)
nga Tetova, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve ,,Volksëagen
Golf” me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 167 km/orë, në vend
ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë. Në orën 17:45,
D.Z. (29) nga Shkupi me automjetin e pasagjerëve “Gili” me targa
të Shkupit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 161 km/orë në vend
ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë.
Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në komisariat dhe pas
dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet akuza nga
neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të
pakujdesshme”.TS