Më 11.05.2025 në orën 19.00, në SPB Shkup u denoncua se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në zonën e f.Arnaki, rrethi i Shkupit, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve “seat” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga R.I. (29) nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve “audi” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga A.R. (53) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtarja e automjetit “seat”, Z.I. (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore pësuan të dy shoferët dhe bashkudhëtarët e tyre F.I. (31), H.D. (54) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.