Më 11.05.2025 në orën 09 në SPB Shkup u denoncua se në shtegun e biçikletave në bul.,,Jane Sandanski”, pranë kryqëzimit me rr.,,Vasko Karangelleski” në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një biçiklete dhe një motoçiklete elektrike, të drejtuar nga K.L. (71) nga Shkupi, pas së cilit personi me biçikletën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi K.L., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe po punohet në zbardhjen e rastit.TS