Në shenjë përkujtimi të 620-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër organizon ekspozitën artistike “Gjergji në Art”, e cila do të mbahet më 18 maj 2025 në qytetin Bülach.

Ekspozita do të hapet në adresën Grampenweg 5, 8180 Bülach, me pritjen e mysafirëve që nis nga ora 11:00, ndërsa programi fillon zyrtarisht në ora 13:00.

Hyrja është e lirë, ndërsa kontributi financiar mbetet sipas dëshirës së vizitorëve, njofton Klankosova.tv.

Ngjarja synon të sjellë një përjetim të pasur artistik përmes veprave të ndryshme si piktura, skulptura, vizatime, grafikë dhe fotografi artistike, të gjitha të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia e Skënderbeut.

Shoqata “Gjergj Kastrioti” bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë të artdashësve, shqiptarëve dhe miqve të kulturës për të nderuar së bashku historinë tonë dhe për të promovuar artin me vlera kombëtare.