Një autobus nga Kosova është bllokuar nën nënkalimin më të njohur në Zagreb, në rrugën Miramarska.
Sipas mediave kroate, ngjarja ndodhi kur shoferi i autobusit tentoi të kalojë përmes nënkalimit me lartësi 3.65 metra, por automjeti nuk e kapi lartësinë e lejuar.

Incidenti shkaktoi bllokim të rëndë të trafikut në zonën urbane të qytetit, raportoi “Index.hr”.

Autoritetet kanë dalë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të liruar qarkullimin. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume