LSDM: Taravari e braktisi Qeverinë, të gjithë po e shohin se Mickoski po e çon shtetin drejt greminës

Kumtesë nga LSDM
Dalja e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria është dëshmi se ngadalë por sigurt edhe qytetarët edhe partitë politike që ende janë pjesë e koalicionit qeveritar po e kuptojnë se Mickoski po e çon shtetin drejt greminës, thonë nga LSDM.
„Brenda disa muajsh, Mickoski arriti të kombinojë rezultate katastrofale ekonomike me udhëtime të kota jashtë vendit, edhe pse shteti është plotësisht i izoluar, madje edhe nga partnerët tanë të NATO-s dhe BE-së, me të cilët kishim bashkëpunim të shkëlqyer për dekada.
Kësaj duhet t’i shtohen edhe darkat me para të popullit, miliona të shpenzuara për biftek viçi, papaja, mango, oktapodë, ndërkohë që pushteti kundërshton kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale, ndërsa shporta sindikale dhe shpenzimet e jetesës rriten çdo muaj.
Nuk kanë të ndalur as skandalet në komunat që „drejtohen në mënyrë skandinave“ nga kryetarët e komunave të Mickoskit, të cilëve prioritet u janë vetëm rregullimet e tenderëve, ndërsa qytetarët janë të lënë në mëshirën e kaosit.
Arben Taravari dje njoftoi se organet e Aleancës për Shqiptarët kanë vendosur njëzëri të dalin nga Qeveria dhe të rikthehen bashkë me popullin. Kjo është dëshmi se partnerët e deridjeshëm të Mickoskit po evakuohen pasi në publik u zbuluan një sërë skandalesh për pushtetin.
Për herë të parë në 35 vite pavarësi dhe pluralizëm ndodh që brenda një kohe kaq të shkurtër partneri më i madh i koalicionit të braktisë Qeverinë – dhe ajo është qeveria e Hristijan Mickoskit.
Në fund, Mickoski do të mbetet i vetmuar, i rrethuar vetëm nga klientelistët dhe kriminelët e tij të ambicioz. Qytetarët po e shohin qartë përmes gënjeshtrave transparente të VMRO-DPMNE-së,“ thuhet në deklaratën e LSDM-së.