Futbollisti nga Tetova, Arbin Zejnullai, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke fituar për herë të dytë radhazi titullin kampion në Shqipëri me ekipin e Egnatias.
Skuadra e Egnatias është shpallur kampione e këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Zejnullai ka qenë një ndër kontribuesit kryesorë në këtë arritje të rëndësishme.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për djaloshin nga Tetova, i cili po vazhdon të lërë gjurmë në futbollin shqiptar dhe po kthehet në një figurë të njohur për sportdashësit në të dy anët e kufirit.