SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.T. (45) nga Tetova për dyshime mbi veprat penale “dhunë” dhe “privim i paligjshëm nga liria”, si dhe ndaj Sh.M. (18) dhe një të mituri, të dy nga fshati Shipkovicë i Tetovës, për dyshime për veprat penale “kanosje e sigurisë” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.

Më 10.03.2025, i kallëzuari i parë, nën kërcënimin e një pistolete, e ka marrë të kallëzuarin e dytë pas një objekti hotelierik në Tetovë dhe e ka sulmuar fizikisht. Po të njëjtën ditë, i dyti dhe i treti, i cili ka mbajtur pushkë automatike, janë paraqitur pranë shtëpisë së të kallëzuarit të parë, duke shkaktuar frikë tek të pranishmit