SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.U. (51) nga f.Pallçishtë i Poshtëm, rrethi i Tetovës, J.I. (44) nga f.Debreshë dhe A.M. (18) nga f.Pallçishtë e Epërme, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mundimi i kafshëve”. Më 27.02.2025 në një zonë të f.Pallçishtë e Poshtme, rrethi i Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë i gjetën të denoncuarit, të cilët po merrnin pjesë me qentë e tyre në një përleshje qensh.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume