Më 13.05.2025 në orën 22.30, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria V.A. (20) dhe E.E. (23) nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës. Ata u gjetën pranë një vendi të quajtur Bunari i Sllupçanit, në rrethin e Likovës, teksa po blinin marihuanë, me ç’rast personi që ua shiti drogën iku. Më vonë, më 14.05.2025 në orën 00.30, pasi masave të ndërmarra, nga luria u privua edhe shitësi A.M. (26) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës. Personat u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume