Papa Leoni XIV, amerikani i parë që drejton Kishën Katolike globale, u zotua të mërkurën të bëjë “çdo përpjekje” për paqen.

Ai ofroi Vatikanin si ndërmjetës në konfliktet globale, duke thënë se lufta “nuk ishte kurrë e pashmangshme”.

Leoni, i cili u zgjodh javën e kaluar për të pasuar Papa Françeskun e ndjerë, ka bërë thirrje të përsëritura për paqe në ditët e para të papatit të tij, raporton Reuters.

Fjalët e tij të para drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit ishin “Paqja qoftë me të gjithë ju”.