Një influencuese e re meksikane u vra nga një person i armatosur të martën, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt një video në TikTok, ku ajo kishte rreth 100,000 ndjekës. Valeria Marquez, 23 vjeçe, u vra në shtetin e Jaliscos, në Meksikën perëndimore.
Ajo po transmetonte video kushtuar “bukurisë” dhe “stilit të jetesës”, të cilat i ngarkonte shpesh në rrjetet sociale dhe kishin deri në 800,000 shikime.
Krimi është kryer rreth orës 6:30 të mbrëmjes. (ora lokale; ora 2:30 e mëngjesit sipas orës europiane, e mërkurë) brenda një salloni bukurie në pronësi të Valeria Marquez në Zapopan.
“Je ti Valeria?” “Je ti Valeria?” një burrë që sapo mbërriti dëgjohet të thotë, por që nuk u shfaq në ekran. “Po,” u përgjigj vajza e re, duke me zërin e shqetësuar. Autori menjëherë ndaloi së foluri. Disa sekonda më vonë ajo u rrëzua, e goditur nga një ose më shumë plumba.
“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, ajo ishte brenda dyqanit të saj kur një burrë hyri dhe me sa duket e qëlloi disa herë, duke e vrarë”, përmblodhi prokuroria në një deklaratë.
Oficerët e policisë nga Zapopan shkuan në vendngjarje pasi morën një telefonatë në linjën e urgjencës, por ata vetëm konfirmuan vdekjen e vajzës së re.
Valeria Márquez nuk kishte raportuar kurrë se kishte marrë kërcënime, sipas kryetarit të bashkisë së Zapopanit, Juan José Fraguey. “Ne nuk kishim asnjë të dhënë (lidhur me viktimën) as në dosjet e prokurorisë dhe as në ato të policisë”, këmbënguli ai.