Më 13 maj 1990, në stadiumin Maksimir të Zagrebit, ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të futbollit dhe politikës në Ballkan: përleshja mes tifozëve të Dinamo Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, e njohur si “Trazira e Maksimirit”.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak javë pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Kroaci, ku partitë që favorizonin pavarësinë kroate fituan shumicën e votave.

Gjatë trazirave, kapiteni i Dinamo Zagrebit, Zvonimir Boban, ndërhyri kur pa një polic duke rrahur një tifoz të Dinamos.

Ai e goditi policin Refik Ahmetovic me shkelm në gjoks, një veprim që u bë simbol i rezistencës kroate ndaj autoritetit jugosllav.

Boban u pezullua për gjashtë muaj nga Federata e Futbollit e Jugosllavisë, duke humbur pjesëmarrjen në Kupën e Botës 1990.

Ky incident u interpretua nga shumë kroatë si një akt guximi dhe sfide ndaj shtypjes, duke e shndërruar Bobanin në një hero kombëtar.

Ndërkohë, në Serbi, ai u pa si një figurë nacionaliste.


Ngjarja në Maksimir konsiderohet nga shumë njerëz si nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe fillimit të luftërave që pasuan në Ballkan.

Për shumë kroatë, shkelmi i Bobanit simbolizon fillimin e luftës për pavarësi, të cilën e deklaruan më 25 qershor 1991, ndërsa në 15 janar 1992, pavarësia e tyre, Sllovenisë dhe Bosnjës u pranuan ndërkombëtarisht.

Maqedonia u pranua si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara më 8 prill 1993, ndërsa Kosova u çlirua në qershor të vitit 1999, duke shpallur pastaj pavarësinë më 17 shkurt 2008. /Telegrafi/