Seanca e 16-të e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish për të konstituar parlamentin.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

Seanca pritet të vazhdojë ditën e shtunë.

Ky dështim është pjesë e një ngërçi politik të vazhdueshëm që ka bllokuar formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Vetëvendosje, partia fituese, ka dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryeparlamentarin, pasi kandidati i saj, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 57 vota, katër më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash.