SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër G.D. (38) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose materieve shpërthyese”. Nëpunësit policorë, me urdhër gjykate, kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë për armë zjarri kalibrash të ndryshëm, fishekë për pushkë gjuetie 12 mm, 101 fishekë me shenjën Ll22 për pushkë të kalibrit të vogël dhe katër pushkë ajrore.TS