Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin për mospjesëmarrjen në bisedimet për Ukrainën në Stamboll, transmeton Anadolu.
Në një program në televizionin publik gjerman ZDF, Merz tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kishte treguar “vullnet të madh” duke shkuar në Turqi. “I vetmi person që po bën gabim duke mos ardhur tani është Putini”, tha ai.
Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) po përgatit paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. “Kjo paketë është gati dhe do të pranohet në Bruksel të martën e ardhshme”, tha kancelari gjerman.
Merz theksoi se sanksionet do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi të miratohen të martën.
Më 11 maj, presidenti rus Putin ngriti propozimin për të rinisur negociatat e drejtpërdrejta, të cilat u ndërprenë 3 vjet më parë në Stamboll më 15 maj pa parakushte dhe i kërkoi presidentit Recep Tayyip Erdoğan t’i mbante ato.
Ndërsa qeveria ukrainase iu përgjigj pozitivisht kësaj, bashkësia ndërkombëtare gjithashtu e mirëpriti axhendën e bisedimeve të paqes në Stamboll.
Presidenti ukrainas, Zelenskyy njoftoi se do të priste presidentin rus Putin në Ankara dhe erdhi në kryeqytetin turk më 15 maj ku u takua me presidentin Erdoğan.
Nga ana tjetër, Putini dërgoi delegacionin rus në Stamboll për negociata, por nuk erdhi vet në Turqi.