Dy shtetas turq arrestohen në kufi, dokumentet e tyre të udhëtimit kishin vula që dyshohej se ishin të falsifikuara

Më 16.05.2025 në orën 23:30 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar nga liria O.E. (22) dhe D.M.B. (24), të dy nga Republika e Turqisë, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ata kishin dy dalje të njëpasnjëshme, por asnjë hyrje, dhe se dokumentet e tyre të udhëtimit kishin vula që dyshohej se ishin të falsifikuara. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të pasojë parashtresa përkatëse.TS