Qëlloi me pushkë në ajër nga teraca ndaj fëmijëve që po mblidhnin qershi në oborrin e tij, arrestohet I moshuari nga Sveti Nikolla

Më 16.05.2025 në orën 14.00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë privuan nga liria V.I. (69) nga Sveti Nikolla. Ai paraprakisht qëlloi me pushkë ajrore nga tarraca e shtëpisë së tij në rrugën “Pitu Guli” drejt disa fëmijëve që po mblidhnin qershi në oborrin e tij. Pasi çështja të hetohet dhe dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 288 të Kodit Penal – “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.TS