Ejup Berisha

Pse në jetën e përditshme realizimi i gjërave të bukura e të domosdoshme gjithmonë hasë në probleme dhe vështërsi të shumta. Kjo është një gjë që ndodhë shumë shpesh dhe rregullishtë nëpër shoqëri dhe shtete të ndryshme të botës. Me pengesa të shumta sot fatkeqsishtë ballafaqohen edhe demokracia si dhe paqa. Kështu a u bënë përpjekje për zbatimin e demokracisë menjëher do të mobilizohen forca me orientim dhe bindje autokratike për ta penguar dhe për ta rrënuar të njëjtën me qellim që ta zëvendësojnë me autokracinë. Më tej a u orientua njerëzimi drejtë paqës dhe përparimit forca të errëta shoqërore menjëher i nisin aktivitetet e tyre destruktive për prishjen e paqës edhe ashtu të brishtë dhe të njëjtët mundohen që ti ndezin shkëdijat e konfliktit dhe luftës me qëllim që të instalohen mos-rendi dhe kaosi. Ti kthehemi temës kyqe të këtij shkrimi demokrtacisë. Kur flitet për të në një shtet shumë me rëndësi është të dihet se: 1.Athua vallë në të ka demokraci të mirfilltë dhe reale apo jo,
Athua ajo demokraci a është funkcionale apo jo, 3. Athua ajo ofron zhvillim dhe përparim të individëve dhe të shoqërisë apo nuk i ofron këto gjëra si dhe 4. Athua vallë njerëzit në të janë të zgjuar dhe të aftë që ti eliminojnë me efikasitet pengesat dhe nëpërkëmbëzat

për zbatimin e saj. Për demokracinë është shumë lehtë të flitet dhe për të çuditërishtë më shumë dhe më bukur flasin autokratët sesa demokratët. Të parët për të flasin më lirshëm sepse të njëjtën këta nuk e zbatojnë asnjëherë në praktikë, ndërsa kur jemi te demokratët nëse realishtë sot ka individ të tillë këta nuk kanë kohë të flasin për të pasiqë të njëjtët duhet të angazhohen dhe të punojnë për zbatimin dhe jetësimin e të njëjtës në jetën reale. Pas rrënimit të murit të Berlinit që ishte jo vetëmse objekt ndarës mes dy Gjermanive por edhe element ndarës mes dy ideologjive kundërthënëse armiqsore botërore mes asaj autoritare-komuniste dhe asaj liberale e demokratike të gjithë në Europën e mesme dhe lindore filluan të flasin për: 1. Lirinë dhe barazinë, 2. Për nevojën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, 3. Për sundimin e ligjit, 4. Për nevojën e rritjes së trasparencës, 5.Për domosdoshmërinë e shprhejes së lirë të ideve, mendimeve dhe koncepteve të ndryshme si dhe 5. Për instalimin e praktikës së llogaridhënies. Këto ishin elemente që paralajmëronin instalimin e demokracisë. Në fakt edhe atëher në fund të viteve të 80 dhe në fillim të viteve të 90 të shekullit të kaluar si edhe sot pas 25 vitesh të shekullit 21 të gjithë njerëzit më tepër flasnin dhe flasin për demokracinë sesa që krijonin/ krijojnë kushte për zbatimin real të saj. Ish politikani Slloven i kohës së socializmit Milan Kuçan në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur para disa viteve ka thënë se për promovimin e demokracisë në shtetet e Europës së mesme dhe lindore më së tepërmi ka ndikuar perspektiva e antarsimit të tyre në Bashkimin Europjan.
Sipas tij ky ka qenë motivi real që këto shtete ta bëjnë ndrrimin e sistemeve të tyre prej atij komunist- monist në atë shumë partiakplurist-demokratik. Kuçan ka vlersuar se procesi i forcimit të demokracisë në Europën e mesme dhe lindore do të kishte qenë shumë më i vështirë pa BE-në. Ndërsa siç ka theksuar i njëjti lëvizjet për demokratizim atje janë mbështetur nga deklarata e Helsinkit dhe ajo e Parisit, nga dialogu në kuadër të Konferencës për siguri dhe bashkpunim europjan si dhe nga Këshilli i Europës. Sot është vërtetë se shumica e shteteve të botës kanë instaluar sisteme demokratike por këto akoma nuk kanë demokraci ka nënvizuar Kuçan. Pra në to më shumë flitet për demokracinë sesa që e njejta zbatohet. Sot pra në procesin e zbatimit të demokracisë ka shumë pengesa dhe nëpërkëmbza të cilat domosdoshmërisht duhet të mënjanohen.
Gjithashtu Demokracia duhet realisht të zbatohet sepse pa të nuk ka vlera shumë të rëndësishme kushtetuese e juridike. Pa hamendje duhet theksuar se sistemi i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut është vlerë shumë e rëndësishme themelore kushtetuese e juridike por edhe obligim kushtetues dhe ligjor. Liria dhe barazia si dy shtylla kryesore janë gjithashtu vlera kushtetuese dhe ligjore.
Prandaj mos respektimi i të njëjtave vlera paraqitet si shkelje shumë serioze e parimeve dhe standardeve demokratike të cilat duhet eliminuar. E nëse dikush i bën të njëjtat shkelje kushdoqoftë ai njeri i rëndomtë apo dhe me funkcion të lartë shtetëror e publik duhet të sankcionohet pa pardon. Vlenë të thuhet se edhe pse sot shumica e shteteve të botës dhe të rajonit të Ballkanit Perendimor kanë instaluar sisteme demokratike të qeverisjes si dhe ka edhe shtete të tjera që kanë jo vetëm perspektivë më të madhe për antarsim në BE, të njëjtat sot nuk po bëjnë shumë jo vetëm për zbatimin e demoktacisë apo edhe për eliminimin e pengesave dhe nëpërkëmbzave të cilat i bëhen zbatimit të saj. Kjo situatë si duket po e zbeh perspektivën e tyre europjane si dhe gjasat për antarsimin e të njejtave në BE. Kjo e fundit këtyre shteteve të cilat njëherit janë edhe kandidate për antarsim në të duhet t’ua bën me dije se pa Demokraci të realtë e të zbatueshme nuk ka antarsim në Bashkimin Europjan.