Lina Nesimi, nxënëse e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, është renditur e dyta në garat republikane për Shkencat Natyrore.

Lina ka qenë pjesëmarrësja e vetme shqiptare që ka arritur të klasifikohet ndër më të mirat në gjeneratën e klasëve të gjashta.

Mentorja e Lina Nesimit në këto gara ka qenë arsimtarja Izmire Aliji.

Menjëherë pas publikimit të rezultateve Lina ka marrë shumë urime, nëpër rrjetet sociale, për suksesin e arritur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume