Më 18.05.2025 në orën 14.50 në Vendkalimin kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria H.L.(46) nga Republika e Shqipërisë për shkak se gjatë kontrollit kufitar i janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të Njësisë për krim ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim Dibër për veprime të mëtutjeshme.TS