Më 18.05.2025 në orën 23.50 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria А.B.(44) nga Republika e Shqipërisë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparmë se rreth orës 23.30 në zonën e Gazi Babës, me përdorimin e forcës fizike, ka dëmtuar dy automjete pasagjerësh „audi“ dhe „folksvagen kedi“, që të dyja me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e S.А.(59) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS