Ish-lideri i PDSH-së, Arben Xhaferi, në një paraqitje publike para se të ndërronte jetë, ka deklaruar qartë se cila duhet të jetë rruga e shqiptarëve në një qeveri me maqedonasit.
Xhaferi, në radhë të parë, ka theksuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, më pas decentralizimin, dhe në fund ka potencuar çështjen e rregullimit të statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, përcjell TS.

Por a e ndjek këtë rrugë sot zëvendëskryeministri Arben Fetahi?

Dihet se gjuha shqipe zyrtare jo vetëm që nuk përdoret në mënyrë të plotë në qeverisjen e VMRO-së me VLEN-in, por ka përpjekje për ta ndryshuar edhe me ligj, madje edhe në vendbanime ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë.
Sa i përket decentralizimit, Arben Fetahi as që ka dëgjuar ndonjëherë për të, as në mbledhjet e qeverisë dhe as në ato të koalicionit VLEN.
Ndërkohë, për rregullimin e statusit të ushtarëve të UÇK-së, disa herë është tentuar të kalohet ligji i “branitelëve”, ndërsa Fetahi ka zgjedhur të heshtë për shkak të pafuqisë së tij duke qëndruar si dekor.

Atëherë, cilën rrugë e ndjek Arben Fetahi?

A është kjo rruga e interesit personal, e kolltukut, e nënshtrimit apo rruga e të qenit nën thundrën e Mickoskit?

Ndryshe, ditë më parë, Arben Fetahi është fotografuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për t’u paraqitur se ka mbështetjen e tij ku më pas të paraqitet si lider i një ASH-je të tretë.
Nga ana tjetër, Fetahi përflitet se mund të bëhet lider i ardhshëm i VLEN-it, por mbetet për t’u parë nëse do të ndjekë rrugën e Arben Xhaferit apo të përfitimeve personale./TS/