Është hera e dytë rresht që SHFK “B. Migjeni” kthehet në Tetovë me trofeun e madh në futboll duke mposhtur gjithë shkollat në nivel shtetërorë dhe duke dalë kampion në gara të këtij niveli mes skuadrave shumë të forta dhe garuese informon Tetovasot.

Përzgjedhja e Hekuran Xheladinit del të jetë tepër e suksesshme por këtu janë përveç punës së tij edhe shumë talentë që ka kjo shkollë në futboll.

Xheladini tha se në gara shtetërore në futboll të madh në kuadër të shkollave fillore morrëm vendin e parë me nxënësit e shkollës tonë ShFK. “B. Migjeni “duke mposhtur gjitha shkollat si komunale, zonale, regjionale dhe shtetërore.

Ai u shprehë se tashmë jemi kampionë shtetërorë dy vite radhazi dhe ky është një sukses që është arritur jo vetëm nga ai por edhe nga stafi,futbollistët ,si dhe drejtuesit e kësaj shkolle që u kushton shumë rëndësi ngjarjeve të tilla dhe jo vetëm.TS



Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume