Me datë 19.05.2025 në ora 13:00 në Stacionin Policor të Tetovës, një 72 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 3.000 denarë. Sipas njoftimit, ai e ka takuar personin në një restorant në Tetovë, ku personi i ka kërkuar para për të kryer disa punë dhe i ka premtuar se do t’ia kthejë sapo të takohen tek tek kadasta. Sipas raportit, pasi ai kishte shkuar tek zyrat kadastrale, nuk kishte mundur ta gjejë personin dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume