Vazhdojnë punësimet njëetnike në institucionet e shtetit. Jo më larg se sot, në HEC Spilje në Dibër janë punësuar 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.

Lajmin e la dhënl Dritan Bocku, aktivist nga Dibra, ndërsa në profilin e tij ka shkruar: “Ndryshimi Vlen – 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë në HEC Spilje – Dibër”.
HEC Spilje – Dibër është institucion tashmë nën ingerenca të Ministrisë së Energjetikës, ndërsa më parë ishte në luadër të ELEM-it dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, ditë më parë, në Entin Shtetëror të Statistikave u punësuan 14 maqedonas dhe asnjë shqiptarë. Punësimet e muajve të fundit në Entin Shtetëror të Statistikave e kanë thelluar edhe më tej hendekun e përfaqësimit të drejtë etnik. Pas 14 vendimeve të miratuara për punësime të reja (maqedonas) kanë vijuar punësime me kontrata për dhjetëra punonjës të tjerë, mes të cilëve vetëm një shqiptar. Ndërkohë, dy punonjës shqiptarë janë larguar nga ky institucion, duke e lënë shumë poshtë përqindjen e përfaqësimit, nën 20 për qind, shkruan gazeta KOHA.