Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë.

Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e SPAK, Kryeprokuror i Barit u shpreh:

Po vijojmë punën për arritjen e rezultate të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritete e hetimit në Shqipëri dhe veçanërisht SPAK janë shumë të afta për të kapjen e vepra bashkë me ne.

Mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe por jemi të sigurt se populli shqiptar me anë të autoriteteve të drejtësisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë kancer.

Përmes bashkëpunimit që është perfekt, jemi të sinkronizuar për të arritur këtë objektiv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume