Pranvera me reshje, por vera e këtij vitit sipas portalit meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, vjen me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë gjasat e një moti më të thatë, më të nxehtë dhe potencialisht ekstrem, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Edhe pse parashikimet afatgjata nuk konsiderohen në përgjithësisht tërësisht të besueshme, ekspertët arrijnë në një consensus sa i takon modeleve globale, të cilat ofrojnë pak a shumë të njëjtën panoramë: Temperatura mbi mesataren, mungesë reshjesh dhe rritje e rrezikut nga vala të nxehtësisë.

Pranvera e 2025-tës është karakterizuar nga një presion i theksuar atmosferik që formoi presion të lartë dominues mbi veriperëndimin e Europës. Ciklonet e shmangën pjesën qendrore të kontinentit, duke u përqendruar kryesisht në rajonet jugperëndimore dhe verilindore të tij.

Rezultati ishte i qartë – pjesa më e madhe e Europës regjistroi temperatura mbi mesataren sezonale, ndërsa më shumë reshje u regjistruan në jugperëndim dhe pjesërisht, në jug të saj, ndërsa pjesët veriore dhe veriperëndimore ishin të thata.

Këto kushte tashmë kanë shkaktuar shqetësim për vazhdimin e trendit të thatësisë gjatë muajve të verës. Fillimi i verës, nga sa thonë metreologët mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, megjithatë Europa perëndimore dhe jugore mund të presë temperatura mbi mesataren që në muajin qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume