Amorim flet për humbjen në finalen e Ligës së Evropës, përmend edhe largimin nga Unitedi Para 6 min Dëgjo këtë artikull tani… Amorim flet për humbjen në finalen e Ligës së Evropës, përmend edhe largimin nga Unitedi

Amorim flet për humbjen në finalen e Ligës së Evropës, përmend edhe largimin nga Unitedi
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Tottenham Hotspur në finalen e Ligës së Evropës, duke u përqendruar në përpjekjet e ekipit dhe mundësitë e humbura.
Amorim ndihet i dëshpëruar me rezultatin e finales së Ligës së Evropës, humbja e cila vulosi një sezon të dështuar të Djajve të Kuq.
Megjithatë, trajneri portugez mendon se skuadra e tij luajti mirë, ishte skuadër më e mirë se kundërshtari, por rezultati mungoi.
“Mendoj se jam gjithmonë shumë i sinqertë. Nuk luajtëm në mënyrë perfekte sot, por ishim më të mirë se kundërshtari. Në pjesën e dytë, provuam gjithçka me mbrojtësit qendrorë, me lojtarët në krah, procesi shkoi në zonë”, ka thënë fillimisht Amorim.
“Jam krenar me lojtarët, trofeu është shpërblim për tifozët”, Postecoglou pas triumfit në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu
“Jam krenar me lojtarët, trofeu është shpërblim për tifozët”, Postecoglou pas triumfit në Ligën e Evropës
“Ka pasur disa ditë që kam thënë se ishim shumë të dobët, por mendoj se sot nuk ishte kjo ajo ditë. Megjithatë, nuk ishim perfektë dhe kemi shumë për të përmirësuar”.
“Në këtë moment, nuk jam këtu për të mbrojtur veten. Nuk është stili im. Nuk kam asgjë për t’u treguar tifozëve. Në këtë moment më duhet pak besim”.
“Unë jam gjithmonë i hapur. Nëse bordi dhe tifozët mendojnë se nuk jam personi i duhur, do të largohem ditën tjetër. Por nuk do të dorëzohem përsëri. Jam i sigurt në punën time. Siç e shihni, nuk do të ndryshoj asgjë në mënyrën se si i bëj gjërat”, përfundoi portugezi.