Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Biznesit të mbajtur në Sarajevë,
Ministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, zhvilloi një takim bilateral me Shkëlqesinë e Tij,
z. Abdulaziz Alsakran, Zëvendësguvernator për Marrëdhënie Ndërkombëtare në
Autoritetin e Përgjithshëm për Tregtinë e Jashtme të Arabisë Saudite (GAFT).
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe shënoi një hap të rëndësishëm
drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. U konfirmua interesi reciprok për rritjen e
shkëmbimit tregtar, i cili aktualisht qëndron në vlerën prej 44 milionë dollarësh, me
synimin për ta tejkaluar këtë nivel përmes iniciativave të reja dhe investimeve
strategjike.
Gjatë takimit, palët diskutuan për:
• Organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit dhe vizita të ndërsjella të
delegacioneve ekonomike;
• Mundësitë për investime saudite në sektorë me prioritet të lartë për zhvillimin
kombëtar, përfshirë agrokulturën, turizmin dhe projektet e qëndrueshme
infrastrukturore;
• Zhvillimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, si një projekt emblemë për
nxitjen e turizmit malor dhe zhvillimin e rajonit;
• Mbështetjen për certifikimin Hallall të produkteve vendore, si një hap konkret për rritjen
e eksporteve dhe diversifikimin e tregjeve të synuara.

Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на
активностите на министерот

Ministri Durmishi theksoi se ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka potencial të
konsiderueshëm dhe me partnerë strategjikë si Arabia Saudite, ky potencial mund të
shndërrohet në projekte konkrete që sjellin zhvillim, punësim dhe prosperitet për vendin.