Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2025, ishte 44.763 denarë, që është 10.5% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas ESHS-së, kjo rritje i atribuohet kryesisht rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuarit në këto sektorë: Arsimi me 15.8%, Miniera dhe nxjerrje guri me 14.1%, Shërbime administrative dhe ndihmëse me 12.5%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Miniera dhe nxjerrje guri me 12.3%, Art, argëtim dhe rekreacion me 6.8%, Industria përpunuese me 6.4%.

Nga ESHS thonë se paga mesatare mujore bruto e paguar për një të punësuar në mars 2025 ka arritur në 67.240 denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume