Më datë 23.05.2025 ora 01.20 në Njësinë e Policisë
Tearcë, personi O.A. (19) nga fshati Neproshten i Tetovës, ka
raportuar se rreth orës 00:20 në fshatin Nerashtë të Tetovës,
automjeti i pasagjerëve “xhip” me targa të Tetovës, në të cilin
ndodhej V.R. dhe Sh.A. dhe persona të tjerë që ai nuk i njihte, si
dhe vetura e pasagjerëve BMË me targa të Tetovës, e drejtuar
nga E. ,,pnj", i kanë penguar dhe ia kanë bllokuar rrugën, pas së
cilës i kanë dëmtuar veturën e tij Volksëagen Golf me targa të
Tetovës, në të cilën ndodhej së bashku me kolegët e tij. Po
merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS