SPB Tetovë njofton se policia ka gjobitur 32 shoferë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit për parkim të paligjshëm.

“Gjatë ditës së djeshme (22 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 32 drejtues automjetesh (TE-21 dhe GV-11), prej të cilëve 12 (TE) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 51 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-31 dhe GV-20)”, thonë nga SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume