SPB Manastir ngriti padi penale kundër S.R. (50) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm”. Në periudhën prej muajit gusht deri në muajin tetor të vitit 2024 në dy parcela kadastrore, i denoncuari kreu punime ndërtimi, gjegjësisht ndërtoi shtëpi me ambiente afariste dhe banimi pa leje paraprake për ndërtim të lëshuar nga organi kompetent.