Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpërndarë sot 4450 lektyra shkollore në bibliotekat e pesë shkollave të mesme të qytetit. Librat përfshijnë 62 tituj të ndryshëm të përzgjedhur nga programi mësimor dhe kanë për qëllim lehtësimin e qasjes së nxënësve në literaturën e detyrueshme shkollore.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami theksoi se ky nuk është vetëm një akt shpërndarjeje librash, por një investim i drejtpërdrejtë në dijen, në rininë dhe në të ardhmen e Tetovës. “Besojmë se çdo nxënës duhet të ketë mundësi të barabartë për të lexuar, mësuar dhe ëndërruar më shumë”, shkruan ai.

Ai falënderoi stafin komunal, drejtorët e shkollave dhe ekipin organizativ për angazhimin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se: “Tetova që duam, ndërtohet me libra, me dije dhe me dashuri për brezat që vijnë!”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume