Gostivar: Automjeti godet 76-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, dërgohet në spital me lëndime të rënda

Më datë 23.05.2025 në ora 11.20, në DOB Gostivarit është raportuar se në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar, një automjet i udhëtarëve ka goditur këmbësorin B.M. (76) nga Gostivari, pas së cilës shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 17:00 këmbësori ka shkuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me urdhër të tij është kryer inspektimi nga ekipi inspektues nga Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar.