Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dërgoi një urim me rastin e 24 Majit – Ditës së shenjtorëve iluministë sllavë, Shën Kirili dhe Metodi.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve të gjithë sllavëve, Shën Kirili dhe Metodi.
Kjo festë na kujton madhështinë e misionit të vëllezërve iluministë sllavë, të cilët, përmes krijimit të alfabetit glagolitik dhe përhapjes së shkrim-leximit, lanë gjurmë të thella në historinë e popujve sllavë.
Si Kuvend, mbetemi të përkushtuar në përparimin e arsimit, kulturës dhe shumëllojshmërisë gjuhësore, si vlera thelbësore të një shoqërie demokratike dhe përparimtare.
Të gjithëve ju uroj një festë të mbushur me respekt për trashëgiminë iluministe sllave dhe frymëzim për dije të reja dhe përparim shpirtëror,” thuhet në urim.