Ndryshueshmëria dhe ndryshimet klimatike përkeqësojnë shfaqjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve të
bimëve, që shkaktohen nga temperatura, rreshjet dhe lagështia e tokës. Prodhimi blegtoral mund të jetë
prekur nga kërcënimet e shtuara nga dëmtuesit dhe sëmundjet, duke përfshirë ato që ndikojnë në bimët
foragjere si para korrjes ashtu edhe në ruajtjen e tyre. Bujqit në tërësi ankohen për eficensën e ulët të
pesticideve tek dëmtuesit dhe sëmundjet,si pasojë e të reshurave disa ditore,sepse lagështia e tpërt u’a
ulë efektin mbrojtës të pesticideve dhe shalitrave.Në shumë zona bujqit janë përballur me dështime të
prodhimeve si në perime, drithëra dhe pemë frutore. Shkaku ka rezultuar mospërshtatja e farërave dhe
fidanëve me kushtet specifike klimatike të zonës ku ato janë mbjellë.
Pse duhet të veprojmë tani? Ndryshimi i klimës është tashmë një realitet. Ndryshimet klimatike janë
çështja përcaktuese e kohës sonë dhe ne jemi në një moment përcaktues. Nga ndryshimi i modeleve të
motit që kërcënojnë prodhimin e ushqimit, tek rritja e nivelit të ujërave rjedhës që rrisin rrezikun e
përmbytjeve katastrofike, ndikimet e ndryshimeve klimatike janë në shtrirje globale dhe në shkallë të
paprecedentë. Aktivitetet e përditshme njerëzore maksimizojnë efektin serë, duke bërë që temperatura
e planetit të rritet edhe më shumë. Ndryshimet klimatike destabilizojnë ekuilibrin e temperaturës së
Tokës dhe kanë efekte të gjera mbi qeniet njerëzore dhe mjedisin.
Kushtet specifike klimatike nuk duhet t’i kuptojmë si periodike,sepse ata më konsiderohen si normale
që disa vite me radhë përsëriten në stinën Pranverë -Verë,dhe vendit i sjellin humbje të konsiderueshme
në ekonominë Agrare,Bujqit Akoma nuk munden t’i sanojnë humbjet e viteve paraprake,ashtu që shumë
bujqë të vegjël e braktisin token bujqsore nuk meren me Bujqsi,edhe e aktivizojnë spiralene Mërgimit.
Vendi për t’i plotsuar kërkesat e populatës detyrohet që mungesën e prodhimeve bujqsore t’a plotsojë
nga importi,me këtë aktë derdhen mjete financiare jashtë vendit.
Autoritetet e thiruna për këto çeshtje nuk kan marun masa kompatabile reth përballimit të këti
fenomeni natyror,ndoshta akoma nuk e kanë vu në prioritet ndihmën për t’u ndihmu Bujqëve që të
profesionalizohen në zgjidhjen optimale për të kultivuar kultura bujqsore të cilat do tj’u përballojnë
kushteve specifike klimatike,me shkas që t’u shmangen humbjeve disa vjeçare në Agrar.
Shumica e bujqëve të imët e braktisin punimin e tokës dhe e marën rugën e Mërgimit,e cila është
dukuri e shëmtuar dhe e vjetër.
Nexhat Bexheti