Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas deklaroi se është e nevojshme të rritet presioni mbi Moskën.

Kjo deklaratë e saj vjen pas sulmit ajror rus në Ukrainë, në të cilin humbën jetën të paktën 12 persona.

“Është shkatërruese të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme që janë plagosur dhe vrarë. Mendimet e mia janë me familjet sot. Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë”, tha Callas në Platformën X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume