Shtëpia botuese “Onufri” nga Shqipëria ka paditur kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për vjedhje të librave të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Sipas drejtorit të “Onufri”-t, Bujar Hudhri, veprimi i Kasamit ka shkaktuar dëm të madh financiar dhe moral për shtëpinë botuese. Hudhri theksoi se ky akt përbën krim edhe ndaj familjes së Ismail Kadaresë, pasi librat e vjedhur do të qëndrojnë në bibliotekat e shkollave për dekada me radhë, duke shkaktuar dëme të mëdha për letërsinë, librin, familjen Kadare dhe vetë shtëpinë botuese “Onufri”.
Ai theksoi se veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa pasoja dhe se shtëpia botuese ka nisur procedurat ligjore në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Pas këtij skandali, ka reaguar edhe shefi i shtabit politik për Tetovë, Bajram Rexhepi duke e cilësuar këtë veprim të Bilall Kasamit si çmenduri.