Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas mesnatës është arrestuar një 56-vjeçar, pasi është kapur nga policia teksa po ngiste veturën me shpejtësi prej 101 kilometra në orë në vendbanim ku e lejuara është 40 kilometra në orë.
“Më 27.05.2025 në ora 00.44 nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në trafikun rrugor Probishtip e kanë privuar nga liria A.R.(56) nga Shkupi. Në rrugën rajonale R-1205 në fshatin Pishicë të Probishtipit ai ngiste veturën “Folksvagen” me targa të Shkupit në shpejtësi prej 101 kilometra në orë, ndërkaq shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 40 kilometra në orë”, qëndron në njoftim.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.