Sulmuesi anësor spanjoll, Lamine Yamal është gati të nënshkruajë një kontratë të re revolucionare me Barcelonën.

Sipas gazetarit Toni Juanmarti, kontrata e re e Yamal me Barçëm do të përfshijë një bonus të veçantë të lidhur me Topin e Artë dhe mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër.

Adoleshenti, i cili mbush 18 vjeç në korrik, është bërë shpejt një nga figurat më të rëndësishme në skuadrën e Hansi Flick dhe tani po shpërblehet me një kontratë afatgjatë që pasqyron rritjen e tij të shpejtë.

Ndërsa paga e tij fikse do të mbetet në përputhje me politikën e klubit për lojtarët e rinj, marrëveshja e propozuar është e peshuar shumë me stimuj apo bonuse të bazuara në performancë dhe arritje.

Një nga detajet më tërheqëse në kontratë është një klauzolë bonusi e konsiderueshme e lidhur posaçërisht me fitimin e Topit të Artë – një veprim që nxjerr në pah besimin e klubit në potencialin e klasit botëror të Yamal.

Barcelona thuhet se është e vendosur ta mbajë yllin e tyre të ri të lumtur dhe të përkushtuar, dhe beson se bonuse të tilla mund ta motivojnë atë të arrijë majën e futbollit botëror.

Nëse Yamal i përmbush kushtet e përcaktuara sportive, ai mund t’i kalojë të gjithë lojtarët e tjerë në skuadrën aktuale për sa i përket të ardhurave, përfshirë veteranët si Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong.

Barcelona e sheh Yamalin si fytyrën e projektit të tyre afatgjatë dhe është gati ta finalizojë marrëveshjen sapo ai të mbushë 18 vjeç më 13 korrik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume