SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër М.N.(20) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 06.09.2024 në Prilep, i denoncuari i ka mundësuar dy personave që të përdorin marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. TS