Më 27/28.05.2025 në Shkup në lokalitete të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.B. (25), M.M. (21), E.M. (32), B.Sh. (39), të gjithë nga Shkupi, 18-vjeçaren V.K. nga f. Sopishtë, rrethi i Shkupit, M.N. (21) nga f. Çajlanë, rrethi i Shkupit, R.D. (22) dhe F.I. (32) të dy nga f. Inxhikovë, rrethi i Shkupit dhe A.C. (40) nga f. Rostushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie pluhurore e bardhë, thërrmuese me mbetje marihuane dhe thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.