Më datë 28.05.2025 në orën 19:30, efektivër e policisë nga
NjP-Kodra e Diellit, në fshatin Shipkovicë të Tetovës kanë privuar
nga liria personin R.A. (41) nga fshati Shipkovicë, i cili në orën
11:40 u denoncua nga një grua 51-vjeçare nga Republika e
Shqipërisë, me vendbanim të regjistruar në rajonin e Tetovës, se
gjatë ditës së kaluar kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 12-
vjeçare, ndërsa ajo po kthehej nga shkolla. Sipas raportimit, ai e
kishte ngacmuar edhe më parë vajzën disa herë, dhe pasi
denoncuesja shkoi në shtëpinë e tij, ai e kishte sulmuar atë me
një objekt druri. R.A. po mbahet në stacionin policor dhe pas
dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë
përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com