Më datë 28.05.2025 në orën 13:45, pas një urdhri gjykate,
zyrtarët e policisë nga DPB Gostivar kanë kryer një bastisje në
shtëpinë dhe lokalet e tjera të personin R.A. (66) në fshatin
Raven, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për
kryerjen e një vepre penale "prodhim, mbajtje dhe tregtim i
paligjshëm i armëve ose substancave shpërthyese" të
parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit, u gjetën një pushkë dhe shtatë fishekë, për të cilat
ai nuk kishte leje. Me personin R.A. është kryer një intervistë
zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet
parashtresë përkatëse.TS