Komuna e Çairit sot organizoi një ceremoni të veçantë ku u dorëzuan 14 vendime pune për mësimdhënësit nga katër shkolla fillore të territorit të komunës: “Jashar Bej Shkupi”, “Tefejjüz”, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, theksoi rëndësinë e këtij hapi si pjesë e angazhimit të komunës për të përkrahur sektorin e arsimit përmes vendimeve konkrete që sjellin siguri dhe motivim për kuadrot arsimore.

Përmes këtyre vendimeve, Komuna e Çairit forcon më tej rolin e mësimdhënësve si shtyllë e zhvillimit të sistemit edukativo-arsimor dhe konfirmon përkushtimin për të ndërtuar kushte më të qëndrueshme dhe më dinjitoze në arsim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume