Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ekonomia vendore shënon përparim të rëndësishëm.

Mickoski theksoi se të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe Eurostat-it, tregojnë rritje të Prodhimit Bruto Vendor në tremujorin e parë të vitit 2025 në masën 3,2%, me çka sipas Mickoskit Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në BE sa i përket rritjes ekonomike.

“Nëse duam që në vitin 2030 të jemi edhe më lart në shkallën ekonomike evropiane, duhet të ruajmë mesatare që do të jetë më e madhe se katër për qind. Natyrisht, kjo nuk varet vetëm nga parametrat tanë të brendshëm, kjo varet shumë edhe nga faktorët e jashtëm.

Duke pasur parasysh që mesatarja në kuadër të Bashkimit Evropian është 1,4 për qind, atëherë mund të themi se ne jemi dy e gjysmë herë mbi atë mesatare, ndërsa në eurozonë është 1,2 për qind”, deklaroi Hristijan Mickoskit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume