Me 97 të vrarë në 24 orët e fundit ka arritur në 54.607 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 97 të vrarë dhe 440 të tjerë të plagosur.
Në mesin e të vdekurve thuhet se janë edhe 2 persona të nxjerrë nga rrënojat.
Të paktën 4.335 palestinezë janë vrarë dhe 13.300 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.607, ndërsa numri i të plagosurve në 125.341.